20 Shkurt, 2022

Sa do guxonte për famë? Mes televizionit dhe poza hot në rrjetet sociale, rrëfehet moderatorja: Jam shpërblyer


Televizioni është një botë e vështirë dhe këtë e konfirmojnë më së miri vajzat që vijnë nga modelingu. Duket se shpesh paragjykimet për vajzat e pasarelave i shoqërojnë ato edhe në rrugëtimin e tyre si moderatore.

Atalanta Kërçyku (6)

Shembuj ka plot, një ndër to është edhe Atalanta Kërçyku. Kapërcimi si moderator ka pasur sfidat e saj për të, shoqëruar sigurisht edhe nga paragjykimet.

Atalanta Kërçyku (5)

“Ka qenë i vështirë në fakt. Më është dashur shumë punë me veten si fillim pastaj me të tjerët”, shprehet ajo në intervistën dhënë për “Panorama Plus”. Duket se edhe prezantuesja e ka pasur një ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother” dhe arsyet pse ajo e ka refuzuar këtë ftesë, ajo pranon t’i ndajë me lexuesit tanë.

Atalanta Kërçyku (4)

E thuajse si shumica e vajzave të “showbizz”-it, ajo nuk ka preferuar të ndajë detaje nga jeta e saj private, duke u mjaftuar vetëm duke na thënë se në një lidhje është shumë romantike.

Atalanta Kërçyku (20)

Atalanta nëse ju pyesim sot, jeni modele apo moderatore?

Jam në rrugëtimin tim për t’u bërë një moderatore e suksesshme, nëse fati është në anën time. Unë po bëj maksimumin tim dhe mendoj se jam në televizionin e duhur, ku të rinjve i jepet shumë mundësi. Shtoji kësaj edhe mendjen për të krijuar ide të reja. Mesa kuptuat, modelingu ka mbetur në të shkuarën. Gjithmonë e kam ditur që ka qenë sekondar në jetën time dhe trampolinë për diçka më të madhe, që krijohet simbiozë me njëra-tjetrën.

Atalanta Kërçyku (1)

Si ka qenë ky kapërcim nga pasarela në moderim?

E kam kërkuar gjithmonë këtë mundësi dhe erdhi fiks në momentin e duhur, pasi mbylla modelingun dhe universitetin. Kapërcimi ishte nga një mundësi që erdhi nga një “reality show” në “Top Channel” dhe prej atje, më spikatën e më afruan si imazh pranë tyre. Unë nuk e kisha menduar kurrë që të shkoja nëpërmjet “reality”- ve, por në kohën që jemi, ato kanë shumë peshë dhe unë doja t’u vërtetoja njerëzve se kush jam përtej intervistave dhe “miss”-eve. Dhe ndodhi! Hidhe në univers dhe universi do të ta kthejë!

Atalanta Kërçyku (18)

Shpesh modelet paragjykohen teksa përpiqen të fitojnë një vend në ekran, ju e keni ndjerë këtë fakt?

Ka qenë i vështirë në fakt. Më është dashur shumë punë me veten si fillim, pastaj me të tjerët. Me veten për t’u afirmuar profesionalisht. Postura në skenë është më ndryshe, të lexuarit të përnatshëm, qoftë edhe të pak faqeve për të zhvilluar aftësinë e të lexuarit të fjalëve me zë të lartë si ushtrime detyrë shtëpie.

Atalanta Kërçyku (24)

Prej vitesh jeni pjesë e ekranit, që duhet thënë dita-ditës shtohen emrat e rinj. Sa e ndjeni konkurrencën?

Konkurrenca është e madhe, sepse ka shumë vajza që aspirojnë të futen në televizion. Momentalisht është piku i kërkesave, sepse ka shumë vajza të bukura e të talentuara. Secila ka direktimin e vet dhe fatin e vet. Televizioni ka vend për të gjithë. Nuk ndjej konkurrencë sepse jam aq “open minded” sa të mendoj se secili ka të drejtë të synojë e të fitojë. Nuk mund të fitoj vetëm unë gjithmonë.

Atalanta Kërçyku (19)

Keni një format tuajin që keni ëndërr ta moderoni?

Unë mund t’i përshtatem çdo lloj formati, sepse mendoj se e kam atë aftësi për të gjitha. Por, nëse do të më pyesnit për një gjë që e kam ëndërr, e kam një të tillë. Mendoj se aty mund të shkëlqejë komplet tipi im dhe që është diçka që mund të ketë audiencë të gjerë. Nëse kemi fat, do e sjellim së shpejti.

Atalanta Kërçyku (21)

Nëse flasim financiarisht, sa ju ka pasuruar televizioni?

Televizioni është sakrifica më e madhe që unë kam bërë ndonjëherë. Sakrificë që deri tani nuk më ka shpërblyer aq sa kam investuar, e të mendosh se është një punë e mirëpaguar e për këtë gjë nuk kam ankesa. Por, ka benefite nga ana tjetër, sepse kam një emër më të njohur edhe kjo më shërben për rastin e arkitekturës, që është profesioni im primar. Fama në ndihmë të arkitekturës më ka sjellë më shumë përfitime.

Atalanta Kërçyku (23)

Shpesh në media femrat e ekranit lakohen më së shumti për fotot ‘hot’, sesa për atë çfarë bëjnë, si janë raportet tuaja me këto poza dhe sa mendoni se ju ndihmojnë?

Unë jam përpjekur të bëj sete që janë në një vijë të mesme mes pozave hot dhe klasit. Gjithmonë kam ruajtur një linjë te tillë. Normalisht nuk i gjykoj të tjerat kur e bëjnë. Madje, më pëlqejnë që e bëjnë.

Atalanta Kërçyku (17)

Sa do të guxonit për hir të famës?

Aspak! Çdo gjë që bëj, e bëj sepse e pëlqej, por jo për hir të famës. Besomëni, me aq mundësi sa kam pasur, do t’i kisha bërë po ta doja famën kaq dëshpërimisht. Fama për mua është rrjedhojë e një fryti të punës dhe jo sepse thjesht bën diçka që nuk është talent.

Atalanta Kërçyku (11)

Cilin do të cilësonit si momentin që ju shndërroi në një personazh të njohur?

Edi Manushin. Ai është njeriu që më dha dorën i pari. Ai më ngriti nga një “Miss”, në një moderatore. Besoi tek unë dhe më dha atë që shumë vajza do të donin t’ia jepte. I jam shumë falënderuese dhe mundohem t’ia kthej çdo të mirë që unë kam në dorë.

Atalanta Kërçyku (12)

E keni menduar pjesëmarrjen tuaj në “Big Brother”?

Unë e kisha mundësinë të futesha dhe nuk e bëra. “Bigu” ka shumë të mira, por gjithashtu të sfidon shumë. Unë jam një tip i qetë, besoj se do t’ia dilja të isha shumë neutrale.

Atalanta Kërçyku (13)

Çfarë do të bënit nëse do të ishit brenda shtëpisë së “Big Brother”?

Një Beniada e dytë, ajo më shkon më shumë me tipin tim. Është e qeshur, neutrale dhe di të mbijetojë me njerëz të ndryshëm. Përtej faktit që është shumë e bukur, aty pastaj kompletohet në panorama perfekte.

Atalanta Kërçyku (14)

Si të janë dukur meshkujt brenda shtëpisë, nëse ju do të ishit brenda, me kë do të flirtonit?

Për flirtim sinqerisht nuk do flirtoja me asnjë. Nuk është asnjëri tip për mua. Secili prej tyre ka vlerat e veta që unë i vlerësoj.

Atalanta Kërçyku (15)

Meqë jemi te meshkujt, si është jeta juaj private?

Nuk më pëlqen të flas për jetën time private. Dua të njihem për atë që bëj në profesionin tim. Jeta private sa më pak të njihet aq më mirë është.

Atalanta Kërçyku (16)

Si është Atalanta në çift, më shumë pasionante apo romantike?

Unë jam njeri shumë i dashur dhe i komunikueshëm kudo në shoqëri, në familje e kudo me njerëz që rri. Në horoskop jam gaforre, kështu që romanticitetin dhe ndjenjat i kam primare.

Atalanta Kërçyku (3)

Një femër e famshme, a duhet të ketë në krah një mashkull të njohur?

Një femër e famshme duhet të ketë në krahë një person që e plotëson në çdo aspekt dhe s’ka lidhje nëse është i njohur apo jo.

Atalanta Kërçyku (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al