Enca Haxhia është mjaft aktive në rrjete sociale, ku nuk mungojnë fotot provokuese.
Këngëtarja mundohet që t’i kthejë përgjigje shumicës prej tyre, për t’i shuar kuriozitetin.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, artistja ka marrë një pyetje aspak të këndshme në “inbox”, të cilin zgjodhi ta ndajë me të gjithë.
“Sa e ke natën?”, i shkruante një ndjekës.
Enca zgjodhi t’i përgjigjej publikisht kështu:
“Sa gjithë yjet e botës. Ju lutem, mos bëni pyetje idiote. Paratë nuk mund të më blejnë mua. Por mund të më blejnë një diamant të mirë”.
Haxhia nuk ka bërë publike asnjë lidhje të saj e madje postimet e fundit në Instastory tregojnë se këngëtarja vazhdon të jetë beqare.
“Sa mirë është kur nuk je i dashuruar. Me rëndësi me dashuru veten çdo ditë e më shumë”, shkroi ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al