Të jesh partnerja e një prej këngëtarëve më të komentuar dhe simpatikë si Ledri Vula nuk është aq e thjeshtë. Megjithatë, Sara Hoxha ka vendosur ta marrë me qetësi dhe sportivitet.
Videoklipet e Ledit janë gjithnjë të realizuara me protagoniste modele seksi dhe skena të nxehta mes tyre. As në këngën e re nuk kanë munguar të tilla skena teksa në njërën prej tyre, reperi shfaqet me Nutella.
Dhe me këtë gjë, një nga miqtë e çiftit ka ngacmuar Sarën. Ai ka publikuar një video në Instagram ku shkruan: “Sara, si mendon sa goca e kanë ngrënë me sy këtë ‘Nutella-n’ e Ledrit?” Teksa e ka bërë repost në Instastory, Sara ka dhënë një përgjigje tipike duke shkruar: “Unë e para, o zog.”
Në një skenë tjetër Ledri shfaqet në momente provokuese me modelen. E sigurisht Sara ka qenë në prapaskenë. “E mbajta veten këtë herë”, -shkroi ajo duke publikuar një foto e duke lënë të kuptohet se e di që bëhet fjalë vetëm për punë dhe nuk ka pse të bëhet xheloze për afrimitetin e modeles me Ledrin.
Çift konfirmoi lajmet në prill të 2020 teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.
Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al