Ditën e djeshme, Beart Rexhepi zhvilloi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në Instagramin e tij.
Një nga pyetjet ishte se sa i kishte zgjatur lidhja më e gjatë që ka pasur ish-konkurrentit të “Për’puthen”, i cili u përgjigj: “Kjo e fundit”, duke iu referuar marrëdhënies me Tea Trifonin.
Ndërkohë, sot ka qenë Tea ajo që i është përgjigjur kësaj pyetjeje të drejtuar nga ndjekësit e saj.
Ajo ka treguar se lidhja më e gjatë që ka pasur ka qenë dy vite e gjysmë, ndërsa më e shkurtra: “Kjo e fundit”.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se lajmet që janë shkruar për të kanë ndikuar edhe tek prindërit e saj.
“Janë shqetësuar sigurisht. Por ata i dinë gjërat më në brendësi së publiku dhe më kanë mbështetur shumë”, shkroi Ttrifoni, duke prezantuar me të gjithë edhe nënën e saj.
Tea dhe Bearti u ndanë pak javë më parë, pas shumë pak muajsh që qëndruan të lidhur.
22-vjeçarja tregoi se Rexhepi ishte shumë xheloz dhe se marrëdhënia mes tyre ishte bërë shumë “mbytëse”.
Dyshja udhëtoi drejt Turqisë për të festuar ditëlindjen e Trifonit, por kjo rezultoi në fundin e lidhjes së tyre, duke i vënë pikat mbi i gjithçkaje.
Nuk dihet se çfarë detajesh do të dalin më në dritë, por pak ditë më parë, Tea publikoi një video në rrjete sociale, në të cilën shprehej se ashtu si Arjon Luli me Ana Lleshin, edhe Bearti e shantazhonte me foto intime.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al