20 Shtator, 2021

“Sa meshkuj të frustruar seksualisht!”/ Pas ndërhyrjes në të pasme, Lindita Halimi zbulon çfarë i tha bashkëshorti! Ja operacioni tjetër që do bëjë në trup


Lindita Halimi ka ndarë dje me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale procedurën e ndërhyrjes në të pasme. Këngëtarja kishte lajmëruar më parë se do të realizonte procedurën “Brazialian Butt Lift” ose (BBL), e cila transferon yndyrën tek të pasmet për të rritur madhësinë dhe për të ndryshuar formën e tyre.

lindita halimi (10)

Ndjekësit në Instagram kishin shumë pyetje në lidhje me këtë vendim që këngëtarja mori, sepse edhe para ndërhyrjes, Lindita kishte të pasme perfekte për shkak të stërvitjes ndër vite.

Ja vlen të bësh këto ndërhyrje nëse akoma s’ke mbyllur planet për fëmijë?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtuan artistes, e cila iu përgjigj: “Po, s’ka asnjë rrezik, unë dua edhe një fëmijë në të ardhmen, thjesht dhjam kam transferu. S’kam bo kurrgjë shtesë!”.

lindita halimi (7)

Për të gjithë ata që i thanë se nuk kishte nevojë të bënte një ndërhyrje të tillë, Halimi e ka një përgjigje: “Kam punu shumë për humbjen e peshës (e dijnë të gjithë( dhe kam arrit rezultat të kënaqshëm… Këtë procedurë s’e kam bo për humbje peshe, thjesht për estetikë, tani kur të shtoj peshë, nuk do të ndodhë më në bark, vetëm në vithe dhe mbrapa (vendi perfekt), meqë qelizat e dhjamit janë transferu aty!”.

lindita halimi (6)

E pyetur se ç’mendim ka bashkëshorti i saj për këtë vendim, Linda tha: “Nesër e ka ditëlindjen dhe po më thotë: ‘Falemindërit për dhuratën e re! Faleminderit zemrushe!’”.

lindita halimi (5)

Nuk kanë munguar as pyetjet pikante, ku një ndjekës i shkroi këngëtares: “A po ki problem për seks a jo?”.

Lindita shkroi: “Sa shumë meshkuj të frustruar seksualisht, imagjino, mbi 400 pyetje të tilla më kanë ardhë! Asnjë problem këtej, ju a jeni mirë?”.

lindita halimi (4)

Ndër të tjera, Halimi zbuloi se si ambasadore e klinikës ku realizoi ndërhyrjen, nuk i është dashur të paguajë asnjë qindarkë, pavarësisht se si procedurë kushton nga 9,500 dollarë deri në 14,000 dollarë.

A do bëjë ndërhyrje të tjera në trup? Sigurisht që po!

Gjoksin e kam pas gjashtë muajsh!”, zbuloi gjatë bisedës virtuale Lindita.

lindita halimi (2) lindita halimi (3)

lindita halimi (8) lindita halimi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al