12 Mars, 2021

“Sa të paska dalë barku këtu?!”- Pas lajmit se është në pritje të ëmbël, Orinda Huta ‘ironizon’ komentuesit


Orinda Huta po mundohet që ta mbajë sa më larg syrit të publikut shtatzëninë, por ndjekësit kanë kapur disa detaje që “e kanë nxjerrë zbuluar”.

orinda huta (5)

Vetëm pak ditë më parë, moderatorja publikoi në Instastory një video ku shfaqej duke pozuar me barkun e rrumbullakosur para pasqyrës, e veshur me një fustan të shkurtër rozë. Por vetëm pas pak minutash, videoja u fshi nga rrjeti social.

Ndërkohë, së fundmi, Huta ka postuar në Instagram disa foto të vetes, por të realizuara në plan portret, pra pa kapur barkun e saj, teksa në sfond duket perëndimi i diellit.

orinda huta (3)

Sa të paska dalë barku këtu?!”- shkroi me ironi krahas postimit këngëtarja.

orinda huta (4)

Lajmi se Orinda është në pritje të ëmbël filloi të qarkullojë për herë të parë pasi ajo publikoi një foto krah bashkëshortit, Turjan Hysko.

orinda huta (1)

Mirëpo komentet e mikeshave të saj me tre zemra, përfshirë edhe një në ngjyrë rozë, bënë që të ngriheshin dyshimet se moderatorja mund të jetë në pritje të një vajze.

orinda huta (10) orinda huta (9) orinda huta (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al