9 Nëntor, 2024

Sabiani ndahet sërish nga partnerja e tij, historia konfliktuale e çiftit që mbajtën të fshehtë martesën dhe ardhjen në jetë të djalit


Jeta private e Sabianit, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes. Kjo për shkak të lidhjes konfliktuale që ai ka pasur me Arnisën, nënën e djalit të tij, Enes. Qëkur u bë publike historia e tyre e dashurisë, nga e cila kishin edhe një djalë, çifti ka kaluar shumë uljengritje.

sabiani-arnisa1-500x459

Përpara dy vitesh, Sabiani dhe Arnisa zhdukën çdo gjurmë të tyre nga rrjetet sociale. Fotot që kishin së bashku u fshinë, madje as njëri dhe as tjetri nuk ndiqej më në Instagram. Por teksa zërat për këtë ndarje ishin ende të freskëta, paparaci ynë mundi t’i shkëpuste disa foto nga e përditshmja.

sabiani keisi medini arnisa

Si një familje e shëndoshë, ata po drekonin, ku së bashku me ta ishte edhe Keisi, vajza e madhe e këngëtarit që ka nga martesa e mëparshme. Kur nuk ka kaluar as 1 vit nga këto foto, duket se lidhja e tyre ka përfunduar sërish. Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale të të dyve, shohim se përsëri fotot që kanë pasur së bashku nuk janë më. Sakaq as Arnisa dhe as Sabiani tashmë nuk ndiqen më. Nga ana tjetër, ish-partnerja e këngëtarit këtë herë ka fshirë edhe Keisin nga Instagrami i saj.

sabiani keisi medini arnisa1

Ndonëse mundi që të vendoste një raport me vajzën e partnerit, me këtë ndarje, ajo ka zgjedhur që t’i japë fund edhe lidhjes së krijuar me Keisin. Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që kanë çuar në këtë ndarje mes tyre, por ajo që dihet me siguri është fakti se këtë herë gjërat duken serioze, për sa kohë edhe Keisi është përfshirë.

Sakaq të dy në rrjetet e tyre sociale vijojnë të publikojnë foto e video me djalin e tyre. Duket se nga kjo ndarje nuk ka pasur asnjë ndikim në kohën që Enesi të kalojë me babain e tij.

sabiani keisi medini arnisa6

Teksa portreti familjar dukej se ishte plotësuar, ku më në fund edhe vetë Keisi e kishte pranuar historinë e re të babait, gjërat janë përmbysur sërish. Ish-banorja e “BBV”, u shpreh pak kohë më parë se në momentin që zbuloi se familjes së saj do i shtohej një anëtar i ri “iu shemb bota”, por thekoi se ai është gjaku i saj dhe tani s’rri dot pa të.

sabiani (4)

“Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur sepse kështu ndodhi e gjithë gjëja. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar, më kanë bërë më të fortë, më kanë rritur më shumë. Po tani unë nuk bëj dot pa vëllain, është gjaku im, vetëm më merr malli tërë kohën dhe sa herë që flas me babin e pyet se çfarë bëri ndonjë gjë të re, çdo ditë mëson gjëra të reja. Me vëllain, duke qenë se nuk jetojmë në të njëjtën shtëpi, sepse ai jeton me mamanë e vet, përpiqem ta takoj sa më shpesh”, tha Keisi Medini.

sabiani (4)

Sabian Medini është këngëtari që e ka mbajtur prej vitesh jetën e tij hermetike, ndërkohë që me hyrjen në “Big Brother VIP” zbuloi një detaj sekret nga jeta e tij, që ai është dhe baba i një djali përveç vajzës, Keisit. Fakti që ai ishte bërë baba për herë të dytë me partneren e re pas divorcit nga nëna e Keisit, dihej nga rrethi i ngushtë i miqve të këngëtarit, pasi ai preferonte të mos e bënte publike këtë pjesë të jetës së tij.

Por pasi u bë pjesë e “BB Vip”, ai zbuloi detaje rreth vetes së tij, që publiku nuk i ka ditur, mes të cilave atë që është babai i një djali 3- vjeçar, Enes, i cili ishte surpriza e produksionit për Sabianin brenda shtëpisë.

sabiani djai1

Vogëlushi me flokët kaçurrela si i ati dhe sytë blu si e ëma e surprizoi në program, duke u futur në shtëpinë e “Big Bother VIP”. Teksa fliste për djalin, Sabiani u shpreh se djali erdhi në jetë në një moment kur nuk e priste dhe ishte një bekim nga Zoti. Ai tha se në fillim kishte merak mos vajza e tij e madhe, Keisi, do të bëhej xheloze por nuk ndodhi kështu, pasi ajo e do shumë vëllain e saj. Ndërsa shtoi se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme, nuk ka qenë e lehtë për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al