10 Nëntor, 2017

Saimir Kodra tregon arsyen pse u largua nga Top Channel: Doja të mbyllja


Largimi i Saimir Kodrës nga Top Channel u shoqëruar me polemika, pasi kompania i kërkoi atij një dëmshpërblim prej 12 milion lekësh pasi nuk zbatoi kërkesën e tyre, për të mos u shfaqur një vit me atë lloj programi.

Sot ata janë ende në gjyq dhe çështja ka kaluar në Gjykatën e Lartë dhe Saimiri thotë se ata nuk kanë për ta fituar asnjëherë pasi nuk kanë të drejtë.

Në një intervistë për emisionin “Mos i fol shoferit”, i pyetur drejtpërdrejt se përse u largua nga Top Channel, ai u shpreh:

“Ika nga Top Channel pasi kishte ardhur koha që të provoja një hap më lart. Me eksperiencën që kisha akumuluar mendoja se isha gati të provoja të drejtoja një emision timin. Shkova tek Agoni dhe më doli mirë pasi fitova ca para të mira, dhe mbylla ca kredi nëpër banka, që tek Topi do më duheshin vite t’i shlyeja. Kjo është dhe arsyeja pse u largova që nuk ta thash pak më parë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al