5 Nëntor, 2017

Saimir Kodra:Doktorin nuk e kam pasur ndonjëherë mik! Ja marrëdhënia që ka me Gentin


Saimir Kodra ishte i ftuari i fundjavës i emisionit ‘Thumb’ . Ai ka treguar më shumë detaje rreth karrierës dhe jetës personale. Mes të tjerash ai tregon se në punë është shumë impulsiv, pasi për të lënë gjurmë duhet të punosh fort. Ai ka folur edhe për raportin me Gentin, kolegun  e tij në ‘Stop’.

Kodra ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe e vlerëson shumë Gentin. “Genti është një familjar shumë i mirë dhe ata qe janë familjarë shumë të mirë, janë dhe miq shumë të mirë!”

Por  përveç kolegut në ‘Stop’ , ai nuk i ka shpëtuar dot një pyetjeje për ish kolegun e tij në ‘Fiks Fare’ , për Doktorin.

“Shiko, unë dhe Doktori nuk kemi qenë ndonjëherë miq. Mos më keqkuptoni, nuk e kam në kontekstin e punës. Jashtë ekranit kemi pasur jetë shumë të ndryshme. Unë kisha pasione të tjera dhe ai të tjera, prandaj nuk mund të them që jemi miq sot. Patjetër kur e takoj në rrugë i flas dhe e respektoj!” – ka thënë Saimiri duke treguar se bashkë kanë kaluar një kohë shumë të mirë në ‘Fiks Fare’. (MIN 10:30)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al