Vitin e kaluar ai tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me xhirot me motor që bënte nga një lagje në tjetër, vetëm në mes të natës, me skafandër në kokë. Dhe sot Saimir Tahiri i rikthehet sërish historisë, këtë herë jo për të bërë xhiro, por për të garuar.
Ish-Ministri i Brendshëm është i ftuari i parë i sezonit të ri të “Xing me Ermalin”. Një nga pjesët më argëtuese të emisionit do të jetë gara me motorra e Tahirit dhe moderatorit Ermal Mamaqi. Puntata ka shumë surpriza të tjera, por mbi të gjitha Saimir Tahiri ka dhënë një intervistë shumë të sinqertë.
Për herë të parë, ish-ministri ka folur edhe si u la jashtë qeverisë./Xing.al/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al