2 Tetor, 2017

‘Sakrificat’ artistike të Xhensila Peres, trupi gjithë të nxira


 

Ish banorja e Big Brother Xhensila Pere ka publikuar një foto ku nuk duket në gjendje aspak të mirë.

Ajo është pjesë e spektaklit ‘Dance with me’ dhe gjatë provave duket se është aksidentuar.

Sigurisht që kërcimi është një disiplinë shumë e vështirë edhe kërkon ‘sakrificë’ edhe nga balerinët profesionistë dhe aq më tepër nga ata amatorë.

‘Pasojat e përkushtimit në punë’-shkruan ajo krah fotos ku duken këmbët e saj të vrara. Por kjo me siguri nuk do ta pengojë të jetë pjesë e spektaklit mbrëmjen e sotme. Megjithatë presim, asnjëherë nuk i dihet kur bëhet fjalë për ‘Dance with me’.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al