Muhamed Salah ka postuar për të tretin vit radhazi, një foto me familjen për Krishtlindje. Poshtë pemës së zbukuar dhe me të njëjtën veshje si vitin e kaluar, Salah uroi: “Gëzuar Krishtlindjen”.
Kaq ka mjaftuar që disa prej ndjekësve të tij të shpërthejnë në komente. Gjithçka lidhet me besimin fetar, ndërsa përmbajtja e disa prej komenteve ishte:
“Ti më tradhtove”. “Fshije tani”. “Tani jam plotësisht i zhgënjyer nga ti”. “Ne myslimanët të mbajmë në piedestal dhe kështu na e shpërblen”. “Pavarësisht çfarë ke dëgjuar në gjithë koëtoë vite, ti vazhdon të postosh të njëjtën foto, je një turp, do të ndaloj së shikuari ndeshjet e Liverpulit”. “Më kujtoj se nuk do të shënosh asnjë gol tjetër deri në fund të sezonit pasi ke fyer Profetin e dashur të të gjithë myslimanëve”.
Në të njëjtën kohë kishte ndjekës që “shijonin” komentet e shumta. Të tjerë shprehnin mbështetje për Salah. “Gëzuar Krishtlindjet. Injoroi të gjithë këto idiotë. Kalofsh një kohë të mirë me familjen tënde”, shkruante një ndjekës në krah të lojtarit të Liverpul.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al