22 Prill, 2022

Samiu bën deklaratën e papritur për Erionin pas largimit të tij: Vetëm ai e përmbushte Rrushen


Një deklaratë e papritur ka ardhur sot nga Samiu në ‘Përputhen’ për Rrushen dhe Erionin pak javë pasi ky i fundit u largua nga programi me Mikelën.

Rrushja u shpreh e pakënaqur me rrugëtimin e saj duke thënë se për momentin asnjë nga djemtë nuk po e plotëson. “Nga djemtë nuk i prisja këto agravime, ndryshime… nuk e përshkruaj dot. Ndonjëherë ndihem mirë, ndonjëherë keq. Nuk di çfarë të bëj. Kam mbetur në një dilemë të madhe. Jam në qiell për momentin. Dhe nuk ka asnjë që mund të më zbresë nga qielli.”– tha ajo.

Në këtë moment ndërhyri Samiu i cili deklaroi se vetëm Erioni e ka përmbushur Rrushen dhe ajo ka patur pëlqim të vërtetë vetëm për të. “Erioni ka patur kimi me Rrushen dhe kjo nuk po gjen veten me dikë tjetër. Është një tip i vështirë dhe nuk mund të përshtatet. I vetmi që t’i kishte plotësuar kriteret ka qenë Erioni.”– tha Samiu.

Nuk ishte e këtij mendimi Rrushja që u shpreh se Erioni ka qenë një nga pëlqimet e saj por nuk e ka përmbushur. “Unë nuk pajtohem fare. Erioni ka qenë një nga pëlqimet e mia por jo se do më përmbushte. As nuk më ka përmbushur.”-kundërshtoi Rrushja.

Kujtojmë se Rrushja dhe Erioni kanë treguar se bashkë njiheshin që jashtë “Për’puthen. Sipas dy protagonistëve ata kanë pasur flirte para 5 vitesh bashkë. Gjithsesi Rrushja tha se Erionin e ka pëlqyer ‘mentalisht’ më përpara, por nuk e pëlqente sepse ishte shumë ‘i trashë’, pra i shëndetshëm.

Pavarësisht të gjithave ata nuk u bënë dot çift bashkë dhe Erioni doli çift nga programi me Mikelën duke vendosur që ta vazhdonin njohjen e tyre jashtë syrit të kamerave. Madje, ata i bënë premtime njëri-tjetrit duke thënë se do të përpiqen të bëjmë më të mirën që lidhja e tyre të funksionoj duke filluar nga veshja, gatimet dhe kujdesja për qenin e Mikelës, Cocon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al