Duket se dita e sotme ka rezervuar shumë emocione për Samiun dhe ai ka lënë papritur studion e “Për’puthen”.
Gjatë transmetimit të takimit të Neritanit me Alesjan, Samiu u largua papritur, ndërsa pak më vonë u rikthye duke treguar për arsyen.
Ai tha se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore dhe ka pasur nevojë për ajër të pastër, ndërsa theksoi se energjia e krijuar më studio ndikoi edhe më shumë në përkeqësimin e gjendjes.
“U largova sepse nuk ndihesha mirë nga ana shëndetësore. Pata marrje mendsh, kisha nevojë për ajër të pastër. Energjia në studio ndikoi”, tha Samiu.
Më herët ai mori një surprizë romantike nga Efi, e cila e surprizoi me një video që përmbante momentet e tyre më të bukura dhe një dedikim në sfond. Efi i shprehu atij mirënjohjen që i ka qëndruar pranë dhe e mbështet për çdo gjë duke deklaruar mes të tjerash se është e lumtur që e ka takuar.
“E di që nuk e prisje. Natyra ime e ftohtë dhe në dukje e pashpirt, siç më konsiderojnë disa, nuk të jep përshtypjen që do surprizojë një djalë. Por me ty është ndryshe. Në momentet për të ashpra ti ke qenë aty për mua. Je lapsi që ke vizatuar buzëqeshje në fytyrën time kur të tjerët kanë vizatuar zhgënjim. Jam e lumtur që të kam njohur. Faleminderit që më le të gëzojë praninë tënde, që më sheh dhe flet aq ëmbël. Faleminderit që ke bërë çdo gjë për mua. Afrohu tani të ta jap një përqafim.”– shprehej ajo ndër të tjera në video.
Pas kësaj, Samiu shkoi dhe e përqafoi teksa ata realizuan edhe një kërcim. Pavarësisht momenteve të bukura dhe deklaratave të forta, ata ende nuk janë deklaruar për njëri-tjetrin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al