Sara Gjordeni dhe Gazmend Ujkashi ishin në nominim kokë më kokë mbrëmjen e së martës, pasi dy konkurrentët Egla Ceno dhe Jul Deda i shpëtuan televotimit.
Gazmend Ujkashi ishte i eleminuari nga votat e publikut, i cili teksa u larguar nga shtëpia pranoi të takojë vetëm Romeo Veshajn, Meriton Mjekiqin, Egla Cenon dhe Ilnisa Agollin.
Kur mbërriti në studio, ai hapi edhe biletën e fatit, por rezultoi vetëm “vajtje”.
“Unë nuk doja të luaja, që kur pashë klipin e Eglës me historinë e saj mendova seriozisht. I thashë t’i duhet të jesh fituesja dhe doja që ajo të fitonte”, tha ai.
I pyetur pse zgjodhi vetëm 4 banorë për të takuar, u shpreh: “Si kam qef hipokrizitë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al