10 Qershor, 2024

Sara Gjordeni u përjashtua nga “BBV” pas debatit me Françeska Muratin, si është tani raporti mes dy vajzave? Missi: Burri më tha mos bëj sherre


Ndonëse Sara Gjordeni u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother VIP” pas debatit me Françeska Muratin, ku tentoi të futet në banjo me këtë të fundit, mesa duket vajzat kanë vendosur që ti lënë pas hatërmbetjet e së kaluarës.

Ish-miss “Universe Albania” dhe miss Londra janë për bashkë në jurinë e “She’s on Top”.

Dy vajzat dukeshin mjaft të lumtura, ndërsa ajo që vihet re është komunikimi i qetë me njëra-tjetrën.

Duke qeshur Françeska tregoi që porosia e fundit që i dha bashkëshorti ishte: “Mos bëj shumë sherre”.

Kujtojmë që gjatë një interviste në natën finale të “Big Brother VIP”, Sara tregoi që Françeska është i vetmi ish-banorë që nuk ka një marrëdhënie të mirë që sipas saj shkak janë bërë fjalët e rënda dhe ofenduese të kësaj të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al