Sara Gjordeni ka vendosur që të hapë Kutinë e Pandorës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Zarfi i Bardhë i dha të drejtën modeles që të zbulojë se çfarë është e shkruar për të në portale gjatë gjithë këyrë ditëve për vetëm 2 minuta.
E teksa të shumta ishin lajmet që ajo ka lënë pezull lidhjen jashta shtëpisë më boksierin shqiptar, Jurgen Uldedaj, Sara i hodhi poshtë këto pretendime duke thënë që në asnjë moment nuk ka lënë dikë për dikën tjetër, teksa u shpreh se nuk ka bashkëjetuar me Jurgenin.
“Më asnjë moment nuk kamë lënë dikë për dikë dhe nuk kam bashkëjetuar me Jurgenin. E mohoj që jam e lidhur edhe me Bardhin dhe boksierin”– tha ajo.
Zarfi i Zi njoftonte se Sara duhet të zgjedhë nëse do të dërgojë menjëherë në televotim të gjithë djemtë brenda shtëpisë, dhe vajzat me përjashtim të vetes dhe Ledionës që është lidhere e shtëpisë.
Ish-missi vendosi që të çojë në televotim të gjithë djemtë e shtëpisë, pasi dëshiron që këtë vit fituesja e “BBV” të jetë një femër, dhe me këtë rast vajzat do të kenë një mundësi më shumë për të fituar çmimin e madh.
“Këtë vit duhet të jetë viti i vajzave dhe në këtë shtëpi kemi vajza që kanë historira të jashtëzakonshme, pa lënë mënjanë djemtë sepse edhe ata kanë historira të jashtëzakonshme gjithashtu. Po unë me zemër qëndroj me gocat Nuk po çoj vajzat në televotim sepse dua që vajzat të kenë një mundësi më shumë për të qenë një fituese femër e këtij edicioni, këshu që unë dërgoj të gjithë djemtë në televotim në këtë moment.”- u shpreh Sara.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al