23 Maj, 2022

Sara Hoxha shprehu publikisht një ‘ankesë’, por komenti i nënës së Ledri Vulës mori gjithë vëmendjen


Legjendat urbane nuk thonë kështu por, raportet e ngushta me nënën e partnerit nuk janë të pamundura. Sara Hoxha dhe Xheraldina Vula mundohen që në rrjetet sociale të jenë model për çdo marrëdhënie vjehrrë-nuse.

Sara ndodhet këto ditë në jug prej nga ku ka ndarë disa foto dhe ka shprehur zilinë e saj për një grup vajzash. Ato që nuk kanë probleme me flokët por i kanë të rregulluara edhe në kushte plazhi.

Sara ka treguar shpesh se ka disa probleme me flokët dhe kjo është arsyeja pse mdihet ‘xheloze’ për vajzat e tjera. Megjithatë në sytë e vjehrrës së saj ajo është shumë e bukur. Nëna e Ledrit i shkruan: “E bukura e Ninit moj je ti. Syni i bukur jeshil.” Komenti i saj ka marrë vëmendjen e ndjekësve që e kanë pëlqyer e mbështetur këtë gjë.

Në intervista Xheraldina ka thënë se Sarën nuk e konsideron si nuse, por si vajzën e saj, duke dëshmuar kështu një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën. Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe Sara në intervistat e saj virtuale në Instagram.

 

“Sarën e kam takuar në Ulqin. Ne kishim shkuar atje për takim biznesi. Ledri nuk më tregoi praktikisht se do të vinte me Sarën. Në lokal hyri një vajzë dhe unë po mendoja ‘ua sa vajzë e bukur’, por nuk e dija që ishte Ledri mbrapa. Pastaj kur shoh Ledrin mbrapa më tha ‘Nënë kjo është Sara’. Ne kishim takim biznesi dhe kur e pruri aty mendova kjo është diçka më serioze.

Sara më pëlqen shumë se është e hapur dhe e ngrohtë me njerëzit, është e afërt. Ledri është pak i mbyllur, të thotë vetëm ‘mirëdita çfarë bën’ rri 10 minuta me ty dhe ngjitet në dhomën e tij. Ndërsa Sara rri aty. Ka qejf të bëj muhabet, ka qejf të hamë diçka bashkë, të shohim diçka bashkë. Ka një ngrohtësi, që ti do s’do të bën ta duash, pikërisht për shkak të ngrohtësisë. Ajo kur zgjohet në mëngjes më thërret ‘Pashule’ më lë vajzën në dorë dhe ikën. Ajo ka aq ngrohtësi dhe aq besim tek unë, që unë kujdesem për vajzën e saj. Për mua është një nuse yll”, ka treguar Xheraldina.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by xheraldina (@xheraldina)

Lidhja e Sarës dhe Ledrit u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar. Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.

Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al