Banorët si Roza, Meri, Rike, Vesa, Heidi, Romeo, Meritoni dhe Gabriele, janë dërguar në një dhomë të quajtur kazermë deri në një njoftim të dytë nga “Big Brother”.
Pak pasi banorët nisën qëndrimin në ambientin e ri, duket se Ilnisën e ka marrë malli shpejt për Meritonin, dhe është afruar tek dritarja e dhomës për të përshëndetur dhe për ta puthur.
“Hajde të puth këtu beb. Do iki të fle tani, jam me Bardhin.”– u shpreh Ilnisa.
“O zot i madh, o zot”– tha Romeo i habitur nga veprimi i dyshes.
Që prej fillimit të BBV dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet mes tyre.
Por pavarësisht raportit që Ilnisa ka me Meritonin, Rikja gjatë një bisede me banorët në kazermë, nuk ka nguruar aspak të shpreh në sy të tij që nuk ka aspak simpati për Ilnisën, por i vjen keq që Sara flet pas krahëve për të.
Rike: Unë për Ilnisën kam zero simpati, por më vjen keq që Sara i bën si shoqe dhe pastaj i flet mbrapa.
Meritoni: Ilnisa është në terezi.
Romeo: Ajo te ngrin vetullën pastaj të qesh, pastaj të hedh kunjën, pastaj të sheh. Është vajzë e zgjuar ajo.
Nga ana tjetër, Meritoni është shprehur se Ilnisa sipas tij është një vajzë shumë inteligjente, mendim ky që është mbështetur edhe nga Romeo.
Meritoni: Ajo është vajzë shumë inteligjente. Jo lojtare e mirë, por shumë inteligjente. Është vetvetja, e sinqertë, e dashur. Nuk bëhet kushdo me të.
Romeo: I heq kapelën, është e zgjuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al