Vajza e Ema Andreas, Sara Kapo, gjeti një mënyrë shumë “hot” për të lajmëruar gjatë ditës së djeshme projektin e saj të ri, që ishte një klip muzikor. “I’ve been watching you” (Po ju vëzhgoj). Coming soon…stay tuned!”, shkruante Kapo krahas fotos ku pozonte me bikini në fillim të janarit. Të premten në mesditë ajo publikoi klipin në “You tube”, një këngë me muzikë nga Tull Production dhe Beatrix Ramosaj. Vargjet janë shkruar nga Alban Ramosaj, ndërsa video, që fillon me ecjen e saj në errësirë, është realizim i vetë Sarës në bashkëpunim me Xhuljo Joka. Për këngën e saj të parë është ndjerë shumë e lumtur nëna e saj aktore Ema Andrea, e cila e ka uruar publikisht të bijën. Ky është projekti i parë ku Sara shfaqet si këngëtare, pasi e pamë si imazh në bashkëpunimin e Flori Mumajesit me Ledri Vulën. Ndërkaq, gjatë atmosferës së ndërrimit të viteve, ajo krijoi sërish zhurmë gjatë intervistës së saj në emisionin “Kush paguan” të moderarorit Rudi Hizmo.
E pyetur nga Rudi për madhësinë optimale të penisit, ajo hodhi poshtë gjithë opsionet e tjera duke veçuar përmasën e bananes si të duhurën. Gjatë intervistës, u shpreh se ka takuar meshkuj me këtë përmasë, edhe pse rrallë del me shqiptarë pasi preferon të dalë me të huaj. Por duket se kjo deklaratë e Sarës është marrë seriozisht nga djemtë, të cilët sipas saj kanë vërshuar me foto të organeve të tyre mashkullore. Sara e ka dhënë vetë këtë lajm, duke treguar se shumë djem nga Kamza e kanë lodhur me fotot që i kanë dërguar në private, duke e keqkuptuar kështu atë si person. Ky është fillim i ri për Sarën, e cila gjatë 2017-ës ishte pjesë e televizionit bashkë me Emën, si bashkëprezantuese e një emisioni të orëve të vona në RTSH./Panorama Plus/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al