12 Tetor, 2024

Sara shtatzënë menjëherë pasi dolën nga shtëpia e BBV, Bardhi rrëfen si e përjetoi lajmin se do bëhej baba: S’e besoja që…


Këngëtari i njohur Bardhi Idrizi, së fundmi ka treguar në një intervistë për emocionet që përjetoi kur mësoi se do të bëhej baba për herë të parë ndërsa theksoi se shtatëzania ishte e qëllimshme.

Ai është shprehur se ishte nje emocion i papërshkrueshëm dhe se minutat e para nuk arrinte ta besonte që diçka e tillë kishte ndodhur vertëtë.

Emocion i papërshkrueshëm. Gjysmë ore nuk po e besoja dot fare, pastaj fillova të bie në realitet. Jam gëzuar shumë. Që atë ditë kam lajmëruar familjen, kemi qarë bashkë, kam folur me babin, me nënën,”- tregon këngëtari.

Për pyetjen nëse ishte shtatzëni spontane apo e qëllimshme, Bardhi tha:

E qëllimshme, shumë e qëllimshme. Edhe në BB e kam thënë, edhe jashtë e kam thënë “je nëna e fëmijëve të mi”. Kisha qejf ta kisha një fëmijë sa më shpejt. Deshi Zoti dhe na bekoi,” u shpreh këngëtari.

Kujtojmë që pak ditë më parë partneri i ish-missit, Bardhi Idrizi, ka zbuluar në këngën e tij të fundit emrin e vajzës “Nea.”

Pas publikimit të këngës menjëherë ish-banorja e “BBV”, shpjegoi kuptimin e këtij emri në llogarinë e saj personale “Instagram”.

 “Dikush që do të ringrihet gjithë jetën si versoni më i fortë i vetes nga fatkeqësitë. Nea, e re në greqishten e lashtë, nënkupton një individ i cili qëndron gjithmonë i ri, në shpirt, në pamje dhe që nuk rresht së përmirësuari veten.

Në islam: Dhuratë e frutshme, një person i cili sjell dritë e që jeton një jetë të gjatë dhe të gëzueshme,” shpjegoi Sara.

Kujtojmë që çifti i njohur Sara Bardhi i patën fillesat e romances së tyre brenda shtëpisë se Big Brother Vip, pas daljes nga shtëpia ata e vazhduan lidhjen e tyre dhe teksa janë duke pritur të vijë në jetë “Nea,” ata shpesh bëjnë dedikime për të voglën në rrjetet sociale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al