Blogerja Sarah Berisha është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi përmes një Instastory në profilin e saj, ajo ka lajmëruar ndjekësit se nuk është mirë me shëndet duke i këshilluar që të bëjnë kujdes gjatë verës.
“Keni përpara jush një njeri që e ka zënë gripi në verë. Dhe realisht duhet të keni shumë kujdes sepse për shkak se është shumë vapë ndezim kondicionerin edhe ftohemi, dhe tani jam…. erdhi motra ime.”- shprehet Sarah gjatë videos.
Në një intervistë të dhënë së fundmi Sarah ka folur gjithashtu për disa momente të vështira në aspektin profesional.
“Një moment i vështirë ishte para disa puntatash kur u ktheva nga Italia dhe po atë ditë do xhiroja. Atë ditë bëja editorialin për herë të parë dhe nuk e kisha mësuar dhe aq mirë. Fliste për femrat, ngeca disa herë, u mërzita. Por kalon. Në puntatën e tretë isha mërzitur edhe për arsye personale dhe nga puna dhe qava. Nga ai moment thash se nuk do e vras më mendjen për asgjë. Ditët që xhiroj dua të jem e qetë. Nuk isha zënë me PM, jo. Ishte për punë pune.”- tha Sarah.
Duke folur për lidhjen me Pajtim Krasniqin, i njohur thjesht si PM, blogerja tregoi se distanca i ka lodhur por takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë shumë mirë. “Ne u nisëm për në Firence. Ndodhi që luante Napoli, Pm donte të shkonte. Unë me tekat e mia të tepërta. Në Napoli kaluam shumë mirë, por unë e teproj me tekat. Mirë po shkojmë. Këto vajtjet-ardhjet Tiranë-Prishtinë na lodhi pak por është turp ta themi se ka çifte me vite larg. Takohemi çdo javë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al