Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, zbuloi së fundmi mesazhet që i vijnë në “inbox” në Instagram nga ndjekësit e saj. Grimierja bëri publike bisedën me një vajzë, e cila herë e kishte komplimentuar e herë ofenduar Selvijen.
Disa kohë më parë ndjekësja e kishte uruar me rastin e ditëlindjes, duke i shkruar se e pëlqen shumë thjeshtësinë e Jaos dhe faktin që nuk dëshiron të tërheqë vëmendje. Mirëpo, pas pak javësh, i njëjti person i shkroi:
“Je shumë e bukur Selvi, por jam duke qeshur shumë se tani s’do kesh mundësi prej shtatzënisë të aplikosh botoksa dhe fillera (ndoshta e di se janë të ndaluara) e do të humbet kjo bukuri që krenohesh aq shumë”.
Selvija nuk e duroi dot për shumë gjatë këtë “dy fytyrësi” e për këtë arsye, vendosi që t’i përgjigjet publikisht ndjekëses dhe të gjithë atyre që mendojnë njëlloj si ajo.
“Kur e shoh se ky mesazh që më mbushi sytë me lot është nga i njëjti person si tek story tjetër. Si mundet??? Ka mundësi dikush t’më shpjegojë? Dhe normal replika ime për të gjithë ju që më shkruani në inbox gjëra të pahijshme dhe paragjykoni. Andaj më doni për këtë që ja ose keni opsionin unfollow që mos ta merrni kohën tuaj me gjëra që nuk ju hyjnë në punë.
Sinqerisht nuk jam person që dua të jem e vrazhdë me dikë, ose t’ia kthej dikujt ato mesazhe pa asnjë lidhje dhe plot inat. Por nuk kuptoj si mundet që të të duan dhe të të urrejnë në të njëjtën kohë?
Sidomos nëse dikush më ndjek për katër vite. Uroj që të ndaloni të paragjykoni dhe të keni inat një femër dhe të vazhdojmë që ta mbështesim njëra-tjetrën nëse jo më shumë mjafton një fjalë e mirë ose asgjë. Mos u bëni njerëz me dy fytyra. Përqafime”, shkruan Selvija.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al