8 Maj, 2024

“S’do qëndroj për 10 mijë euro të qelbura”/ Erjola Doçi merr vendimin e papritur për tu larguar nga “BBV”! Çfarë ndodhi? Egla: Po ike ti do dal edhe unë


Moderatorja Erjola Doçi pas primet të mbrëmjes së djeshme ka vendosur që të largohet nga shtëpia e “BBV”.

Shkak u bë deklarata e balerinit Graciano Tagani, i cili tha se Romeo Veshaj e ka fiksim konkurrenten dhe i ka dërguar asaj mesazhe kur kanë qenë jashtë shtëpisë, megjithëse Erjola nuk ia ka khyer sms.

Romeo dhe Egla Ceno janë përpjekur që ta ndalin Erjolën e cila po bënte gati valixhet, ndërsa Jul Deda i tha asaj se nëse del nga shtëpia i jep të drejtë Gracianos.

Erjola po ike ti do iku edhe unë” – tha Egla moderatores.

“Po pse do rri unë me presionet e tuaja për 10 mijë euro të qelbura të finales” u shpreh Erjola e acaruar, teksa tha se do t’i përgjigjet nga studioja balerinit.

Nuk vlen sepse që sot i jep të drejtë atij, pa u vërtetuar”- tha Juli duke e bindur konkurrenten që mos të largohet nga shtëpia, duke lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh.

 

 

Disktimi:

Erjola: Unë e kam hequr mikrofonin, ose me zarf të zi ose kështu do dal. Më plas mua për finale

Graciano: Çfarë do bësh moj? Doli e vërteta

Erjola: A u knaqe?

Graciano: Dili e vërteta. Mos ik moj. Jo më vjen shumë keq lali, një person që është me të vërtetën s’ka nevojë

Erjola: Të përgjigjem nga studio

Graciano: Pse moj kaq e dobët je ti, kur ske gjë? Unë doja vetëm një të vërtetë

Erjola: Të përgjigjem nga studio

Egla: Erjola përballoje zemër

Romeo: Mos dil për plehra zemrë

Gracinao: Upsss, çfarë është kjo skenë?

Egla: O Erjola mos dil për atë. Unë e di që del por mos e bëj, edhe 3 prime janë zemra

Erjola: Ju përgjigjem nga studio

Egla: Erjola edhe 3 prime janë

Erjola: 3 prime ti mbajë dhe ti hajë shëndosh

Egla: Po ti e the tënden moj, pse intimidohesh?

Romeo: Çfarë po bën moj? Unë kësaj si qëndroj dot as afër moj

Juli: Nuk del dot jo, hiqi duart (Juli i mbyll valixhen)

Erjola: Unë do dal me zarf të zi se kam hequr mikrofonin

Juli: Nuk del dot pa prime ti, por rri urtë. Dënohesh po rri mirë. Pa folur me mua s’do ikësh

Erjola: Po pse do rri unë me presionet e tuaja për 10 mijë euro të qelbura të finales

Juli: Presionet e mia?!

Erjola: Po ik more se latë kokrrën e namit

Juli: Lëri këto, çfarë do të bësh skena?

Egla: Erjola po ike ti do iku edhe unë

Juli: Për çfarë arsyeje po ikën ti?

Erjoloa: Nuk duroj dot presion

Juli: Nëse ikën po i jep të drejtë atij

Erjola: O Jul nuk dua të rri më këtu

Juli: Erjola për cfarë po ikën?

Erjola: Sepse nuk duroj dot më të rri e izoluar

Juli: Nëse ti ikën sot, ti i jep të drejtë Gracianos

Erjola: S’ka gjë primen e ardhshëm përballem nga studio

Juli: Përballet njeriu këtu. S’do të rrish apo do të ikësh nga kjo situatë

Erjola: S’dua të rri. Këtë situatë do jem ballëlartë në studio

Juli: Nuk vlen sepse që sot i jep të drejtë atij, pa u vërtetuar

Erjola: Do rri me një kusht. Të nxjerrin çfarë do të ketë dhe të më lërë rehat

Juli: O njeri nuk ikën njeri për një gjë që nuk e vërteton dot askush

Erjola: A i fola qetësisht, a e shikove?

Juli: O njeri a je e qetë ti me veten tënde që kjo gjë ska ndodhur?

Erjola: Po

Juli: Po ku je duke shkuar

Erjola: Po unë i them prit primen nxirr çfarë ke për të nxjerrë por më lër mos më presiono dhe ai s’më lë të qetë

Juli: Po ajo është puna e tij

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al