Besi dhe Xhensila më datë 1 shtator, ashtu siç kishin paralajmëruar më herët u martuan në një ceremoni gjigante në Pallatin e Brigadave duke bërë bashkë figura dhe njerëz të jetës publike të showbizit, politikës, artit, etj.
Pas kësaj, ata bënë një ceremoni tjetër e mbushur me muzikë ku kërcyen të gjithë valle në vendlindjen e Besit. Ndërsa mbrëmjen e sotme, ata i kanë dedikuar një dasmë të veçantë vetëm familjarëve të tyre. Ashtu sikurse në setin fotografik jashtë vendit dhe në ceremonitë e tjera, dyshja e njohur duket e lumtur dhe rrëzëlluese. Besi dhe Xhensila kanë hyrë në ambjentin e dasmës, të rrethuar nga familjarët, të buzëqeshur e të lumtur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al