13 Shtator, 2017

S’do ta besoni, kjo është lodra e preferuar e pincit George


Prince George sapo ka filluar shkollën, por në kohën e tij të lirë, lodra e preferuar është ajo e shumicës së fëmijëve të botës,  ka zbuluar Princ William.

“Uau, djalit tim do i pëlqente shumë kjo”, tha William dje teksa shikonte një model McLaren 720S të ndërtuar me 280000 kuba Lego në zyrat qendrore të McLaren Automotive në Woking, Surrey, ku gjithashtu babai i George, u ul në vendin pas timonit të një modeli të vërtetë 280,000 dollarë 720S. “Djali im është shumë i dhënë pas Lego-ve dhe do i pëlqente shumë kjo. Është e mrekullueshme.”

 

Princi u pyet edhe për interesin e tij ndaj makinave. “Më pëlqejnë shumë. Nuk marr vesh shumë nga makinat, por më pëlqen shpejtësia”, u përgjigj dhe pastaj bëri edhe një pyetje të rëndësishme për të gjithë prindërit.

“Pyetja kryesore është a ka vend për filxhanin e kafesë?” tha ai. “Mund të jetë makinë e shpejtë, por a ka mbajtëse për kafenë?”

Gjatë ditës, William, i cili tashmë po merret vetëm me detyra mbretërore pasi la punën e tij civile si pilot ajror ambulance në fund të verës, vizitoi Sporting Chance në Liphook, organizatën që ndihmon atletët profesionistë dhe ish-atletët për çështje që kanë të bëjnë me depresionin, vuajtjen shpirtërore, ankthin, varësitë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al