22 Tetor, 2017

S’do ta besoni, por ky mesazh në shishe mori përgjigje të vërtetë pas 23 vitesh


Me shumë se dy dekada më parë , një vajzë 10-vjeçare hodhi një shishe në deti në brigjet e Hull në SHBA teksa u nis për pushime me familjen dhe shpresonte të merrte një përgjigje nga një i huaj nga një vend i largët.

Brenda shishes ishte një letër nga Zoe Lemon, një e re e cila dashuronte baletin, dhe të luante në piano, dhe sapo kishte hipur në një traget për të shkuar me pushime bashkë me familjen në Gjermani. Ajo i tregonte marrësit të mundshëm për brejtësin dhe peshkun e saj të dy të quajtur Sparkle dhe për prindërit e saj të cilët ishin të dy mësues. Zonjusha Lemon nga Salford, Greater Manchester e harroi shpejt aktin dhe fantazitë e saj për shishen e hedhur në det dhe u martua madje ka edhe një fëmijë.

Ajo mori një përgjigje për letrën e saj nga Piet dhe Jacqueline Lateur afër Rotterdam. Çifti ishte duke shëtitur qenin në kanalin Oosterschelde kur gjetën shishen me letrën e Zoe Brenda. Zonja Averianov tashmë 33-vjeç e cila punon në një argjendari ka thënë: ” Ishte pak çmenduri vërtet. Prindërit e mi erdhën më vizituan për Krishtlindje dhe më thanë që kisha një letër nga Europa drejtuar në emrin tim të vajzërisë, Lemon.

Gjëja e parë që pashë ishte dorëshkrimi im që fëmijë dhe letra e vogël ku tregoja për kafshët dhe hob-et e mia. Kjo me emocionoi”. ka thënë ajo.

Që nga dita e marrjes së letrës Averianov i ka ruajtur kontaktet me çiftin Lateur nëpërmjet email. Ajo i kërkoi edhe fotografua nga vendi ku u gjet shishja. 33-vjeçarja thotë se është nxitur nga babai i saj për ta hedhur atë letër dhe se një gjë të tillë ajo do i kërkojë edhe djalit të vet 5 vjeçar ta bëjë kur të mësoj të shkruajë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al