29 Shtator, 2017

S’do ta besoni se çfarë i ka kërkuar për ditëlindje vajza Rudina Xhungës


 

Gazetarja Rudina Xhunga së bashku me bashkëshortin Dritan Hila ishin të ftuarit e radhës, në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ në televizionin ‘Klan’, ku përveçse gatuan pjatat e tyre të preferuara, folën sigurisht edhe për jetën private, për karrierën dhe për raportin e tyre bashkëshortor.

E pyetur nga moderatorja e emisionit nëse konsumonte duhan, Xhunga rrëfeu, se e kishte lënë atë para disa kohësh dhe se shkak, për një gjë të tillë ishte bërë pikërisht e bija, Alana, e cila në ditëlindjen e saj, i kishte bërë pikërisht këtë kërkesë.

‘Më tha: ‘Dua të lësh cigaren sepse nuk dua që të sëmuresh!’ Më preku shumë!’, rrëfeu moderatorja në studion e emisionit.

Dhe më e çuditshmja ishte se ajo rrëfeu gjithashtu se që prej asaj dite, ato kishin një lloj arke kursimi, ku tani fusnin të gjitha paratë që Rudina do të kishte shpenzuar për të blerë cigaret.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al