2 Qershor, 2022

Së bashku me dy këngëtaret e njohur, Tuna i bën ‘diss’ Patris Berishës


Tashmë që Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha janë ribashkuar, janë rikthyer edhe postimet në rrjetet sociale për ta. Këngëtarja këto ditë ndodhet me pushime në Turqi bashkë me dy nga mikeshat e saj, këngëtaret Adelina Tahiri e Big Mama.

Udhëtimet e vajzave janë të mbushura zakonisht me aventura e çmenduri, e i tillë duket të jetë edhe ky i tre vajzave. Teksa ka qenë duke darkuar, Tuna ka eksperimentuar pak dhe ka nisur t’i bjerë baterisë. Gjë që ka marrë vëmendje pasi partneri i saj është instrumentist dhe i bie pikërisht baterisë.

Si duket disa stile ai ia ka mësuar edhe Tunës. Teksa ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në rrjetet sociale Big Mama e ka konsideruar me humor një “diss” të Tunës ndaj Patrisit. “Tuna diss Patrisit”- ka shkruar ajo në Instastory duke i etiketuar të dy.

Muajt e fundit Tuna dhe Patris, të cilët kanë dy fëmijë së bashku, hodhën pas çdo gjë dhe u ribashkuan. Ata madje kaluan disa ditë pushime në Dubai pak kohë më parë teksa publikisht nuk kanë folur asnjëherë.

Të gjitha dyshimet i shoi vëllai i Patrisit, Robert Berisha, i cili disa javë më parë në një intervistë u shpreh se keqkuptimet mes çiftit janë sqaruar dhe të dy vijojnë bashkëjetesën. “Ata jetojnë bashkë. Patrisi udhëton shpesh dhe ata janë bashkë përderisa ai jeton në Shkup,” tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al