Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj në ditët e fundit brenda shtëpisë së Big Brother Vip kanë rregulluar raportet mes tyre.
Madje, koreografi dhe aktori kanë filluar të flasin për biseda private dhe shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin.
Teksa Ilir Shaqiri zbulonte dëshirat që do u kërkonte familjarëve që tu plotësonin pas daljes nga BBV, muhabeti ‘ngeci’ tek bashkëshortja e tij, Emanuela, të cilës, la të nënkuptohet se do i kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale.
Pas kësaj, Donald Veshaj ka nisur të shkëmbejë batuta dhe ka treguar ‘frikën’ më të madhe kur është në shtrat me një femër.
“Pasi mbaron është ajo pyetja: Kaq zgjati?”, shprehet aktori i humorit, duke shtuar: “O Zot sa trembemi, të kap frika”.
Pjesë nga diskutimi:
Ilir Shaqiri: Ky është ai momenti që kur të dalim, sikur njeriu është sëmurë dhe kërkon çdo gjë familjarëve, e të plotësohet.
Mamit do i them të më bëjë një byrek të mirë, babait të më këndojë një këngë, Emily të më bëjë një masazh. Emanuelës …
Donald Veshaj: Do i thuash gjë tjetër
Ilir Shaqiri: Po një gjë tjetër
Donald Veshaj: Që ndoshta, ajo nuk e ka qejf
Ilir Shaqiri: Dhe ti rri kështu si Pasha, ndoshta ajo nuk e ka qejf (qeshin)
Donald Veshaj: Pastaj është ajo pyetja: Kaq zgjati?
Ilir Shaqiri: Po kaq se …
Donald Veshaj: O Zot sa trembemi, të kap frika. Kaq e?
Ilir Shaqiri: Kaq
Donald Veshaj: Fillon justifikohesh, e mbush me fjalë se s’ke ça thua (qeshin)
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al