12 Prill, 2022

“Se kam menduar që je kaq idiot”- Beatrix Ramosaj thumbon Donald Veshajn me këngën e re: Ti më përdore


Beatrix Ramosaj ka publikuar ditën e sotme këngën e saj të re, e cila duket se i dedikohet historisë së saj me aktorin Donald Veshaj, madje nga ndjekësit është konsideruar si një kundërpërgjigje ndaj tij. 

Kënga e saj në bashkëpunim me Dj Geek, titullohet “Ma shumë se ti”.

Por teksti i këngës duket se ka të bëjë edhe me romancën e saj brenda BBV me aktorin Donald Veshaj, e cila zgjati vetëm pak orë pas përfundimit të formatit.

“S’e kam menduar që je kaq idiot, lotët e mia nuk i meriton”- thotë Beatrix gjatë këngës.

Ndër të tjera ajo shpreh përmes këngës se “ai e ka përdorur” ndërsa “ajo e ka dashur.” Megjithatë, Beatrix thotë se dikur do të gjejë dikë “që e do, dhe e respekton më shumë se ai.”

Menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë mjaft komente, ku pjesa më e madhe e tyre përmendin emrin e aktorit të humorit.

PJESË NGA TEKSTI:

“Kam menduar që jemi ndryshe

Tani e gjete qysh e lype

Ta kisha dit çfarë je s’kisha bërë çfarë kam bërë

S’kam menduar që ti je kaq idjot

Lotët e mia ti s’i meriton

Më duket se kupton

Kjo nuk shkon me zor

Pa ty më mirë jam s’kam nevojë për askën

Që nuk më vlerëson

Që vetëm më tradhton

Se zemra gabon, por dikur e gjej dikë,

Që ndoshta më do më shumë se ti, ndoshta më respekton më shumë se ti”

***

“Premtimet që ti i bëre

Asgjë s’mbeti, krejt i more

Hala pres ti me m’kap për dore

Unë të desha ti më përdore

Unë po hyj më thellë ama ty po të shikoj duke qeshur

Ama kjo gjë ty nuk të dhemb se problemi është tek ti

Tash nuk të shoh më

Krejt çfarë unë jam

E ke pas në duar

Tani zemra ime është gur e nuk thehet më kurrë

Unë meritoj më shumë

Vetes ja kam premtuar

Dikur më i mirë se ti një ditë ka me dëshmu që

Ndoshta më do më shumë se ti, ndoshta më respekton më shumë se ti”

DISA NGA REAGIMET E NDJEKËSVE:

“Ky po që është tekst, jo si ai dedikimi më pare tek” pa faj”. Le të të shërbejë njohja me atë legenin sa per krijimtari se për tjetër ……patjetër që meriton më shumë se ai. Kënga yll e ti yll”

“Unë të deshta ti më përdore” ??❤❤❤❤

“Pavarsisht cdo gjëje secili e din vet se cfarë zgjedhjesh bën në jetë✋sa per kengen më pëlqen tepër është super??‍♀️❤”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al