22 Qershor, 2022

Së shpejti baba për herë të dytë, Gold Ag zbulon gjininë e fëmijës dhe flet për emrin e tij


Gold Ag, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi do bëhet së shpejti sërish baba dhe sot ka ndarë disa detaje me publikun.

Edhe këtë herë reperi dhe partnerja e tij presin një djalë. Në një intervistë për ‘Ftesë në pesë’ artisti zbuloi se djali i tyre një-vjeçar do bëhet vëlla i madh.

“Jemi në pritje të fëmijës së dytë i cili është prapë djalë. I dua edhe vajzat edhe djemtë. Në jetë kam patur nevojë për vëllezër dhe më vjen mirë që djali im do bëhet me vëlla. Shpresoj të bëhen edhe me vëllezër dhe motra të tjerë.” -tha ai.

Zakonisht gratë mundohen që t’ua japin në një mënyrë të veçantë partnerëve të tyre lajmin se do bëhen me fëmijë. Por në rastin e Gold Ag ka ndodhur e kundërta.

“Lajmin e mora pak para nuses. Ka patur shenjat e shtatzënisë dhe kur shkuam në klinikë i kërkuam gjinekologes mos t’i tregojë edhe nëse është. Më vonë e kuptoi, por ishte si surprizë.”- tregoi ai.

Mes të tjerash, reperi zbuloi se ata kanë menduar edhe emrin por nuk e zbulojnë derisa djali të vijë në jetë. “E kemi menduar edhe emrin, do e zbulojmë në shtator kur të vijë në jetë. Është një emër që më ka pëlqyer dhe lidhet edhe me Guerilin.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Gold Ag u celebrua në 2020 me të dashurën e tij, Ermira Shkodra, në fshehtësi të plotë. Më pas ishte vetë ai që zbuloi përmes disa fotove se ata ishin martuar dhe nuk munguan as dedikimet e ëmbla nga reperi. Gold Ag dhe Ermira u martuan sipas zakoneve të fesë islame, mirëpo nuk mundën të organizonin një dasmë për shkak të pandemisë. E duke qenë se planet e tyre nuk u realizuan, duket se nuk do të ketë një dasmë prej tyre. Gold Ag është shprehur në intervistë se ai dhe Ermira kanë menduar të mos e bëjnë as në të ardhmen dasmën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al