Më 15 shkurt të këtij viti, balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, njoftoi se së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë.
Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto, në të cilën shfaqej krah bashkëshortes, Charlote, që mbante në dorë ekon e bebushit që pritet të vijë në jetë.
Së fundmi, Kadiu ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës: një djalë!
Balerini publikoi një foto familjare në të cilën e bija kishte lyer dorën me bojë ngjyrë blu, dhe më pas kishte lënë një gjurmë në barkun e së ëmës, duke treguar kështu se do të bëhet me një vëlla të vogël.
“Lea zbuloi një sekret, kush e kuptoi”, shkroi ai krahas postimit.
Çifti u bënë prindër për herë të parë kur lindi Lea, para pesë vitesh.
46-vjeçari u martua me Charlote në qershor të vitit 2018, nëpërmjet një ceremonie përrallore të realizuar në Itali.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al