6 Prill, 2022

Së shpejti baba për herë të parë, aktori i njohur turk do t’i vendosë të birit emrin e një prej roleve që ka luajtur


Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug dhe patnerja e tij Basak Dizer do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Bashkëshortja e tij ndah kohë më parë lajmin se është në pritje të ëmbël përmes një postimi në Instagram, ku dukej me barkun e rrumbullakosur. Por çifti kanë qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale për shkak të emrit që kanë përzgjedhur për fëmijën e tyre.

Mediat turke shkruajnë se çifti kanë vendosur ta quajnë fëmijën e tyre “Kurt Efe”, emri i njërit nga personazhet e shumtë që aktori turk ka luajtur. Bëhet fjalë për serialin “Kurt Seyit dhe Sura” i vitit 2014, i cili është transmetuar edhe në vendin tonë.

Në mediat turke thuhet se arsyeja pse kanë vendosur ta quajnë kështu fëmijën e tyre pasi ata jën njohur në xhirimet e këtij seriali. Çifti u kthye në një nga më të përfolurit në Twitter në një kohë të shkurtër pas lajmit se djalit të tyre do ta emërtonin “Kurt Efe”.

Përveç kësaj, Başak Dizer dhe Kıvanç Tatlıtuğ nuk janë i vetmi çift që preferon emrin “Kurt (ujk)” për fëmijën e tyre.

Kylie Jenner, e cila solli në jetë fëmijën e saj të dytë me reperin Travis Scott, e quajti edhe foshnjën e saj “Wolf” (Ujk).

Duke njoftuar se më pas ajo ndryshoi emrin e fëmijës së saj, ylli amerikan tha javët e kaluara: “Emri i djalit tonë nuk është më ‘Ujku’ (Ëolf), për informacionin tuaj! Ne menduam se ai nuk ndihej si ai me këtë emër. doja ta ndaja me ju sepse e pashë këtë emër kudo”. tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al