28 Prill, 2021

Së shpejti baba për herë të parë, Jason Derulo tregon arsyen pse dëshironte shumë të kishte një djalë


Këngëtari i njohur, Jason derulo, zbuloi pak kohë më parë se së bashku me të dashurën e tij, Jena Frumes, do të bëhen prindër për herë të parë.

jason derulo4

Dyshja nisën të dilnin në fillim të pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar dhe postuan lajmin për pritjen e ëmbël në muajin mars të këtij viti, shkruan “Daily Mail”.

Menjëherë pas kësaj, çifti mësuan se do të bëhen prindër të një djali, me një shfaqje fishekzjarrësh gjigante në një festë masive në Bahamas.

jason derulo (4)

Mendoj se kam bërë shumë në jetën time, apo jo? Dhe kam qenë në gjendje të arrij shumë, kështu që në këtë pikë të jetës mendoj: ‘Në rregull, tani me kë ta ndaj?’”,- tha ai gjatë një interviste.

jason derulo (6)

Gjithashtu, nuk ka meshkuj që të mbajnë emrin tim. Vëllai im ka vetëm vajza, motra ime ka vajza, kështu që nuk ka më Derulos. Unë kisha nevojë të ndodhte kështu, sepse dikush duhet ta mbante emrin”, – shpjegoi më tej artisti.

jason derulo (7)

Në lidhje me partneren e tij, Derulo tregoi se “nuk ka qenë një shtatzëni e vështirë dhe se ajo ka qenë vërtetë shumë mirë”.

jason derulo (3)

Gjëja më e keqe që ndodh është se ai shkelmon shumë. Sa herë që ai dëgjon muzikë, thjesht fillon të kërcejë”,- përfundoi Jaison.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al