9 Mars, 2022

Së shpejti bën debutimin si aktore, publikohen pamjet e para të filmit të Dua Lipës


Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj si aktore në një film thriller të regjisorit Mathew Vaughn, me titull “Argylle”. 25-vjeçarja do të shfaqet gjithashtu në kolonën zanore. Krah shqiptares luan një kast i mbushur me yje, si Henry Cavill, Bryan Cranston, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson.

Henry Cavill dhe Dua kanë publikuar së fundmi një foto nga filmi ku shfaqet së bashku. Aktori 38-vjeçar luan si personazhi kryesor kurse Duan luan një personazh me emrin Lagrange.

Pas fotove një video e shkurtër është publikuar gjithashtu në mediat sociale ku krah tyre shfaqet dhe Ariana DeBose.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Cavill shihet i veshur me një kostum elegant ngjyrë smeraldi ndërsa këngëtarja me një fustan ngjyrë të artë që vezullon. Videoja e shkurtër përfundon me artisten duke kërcyer në mes të pistës së vallëzimit.

Postimi i këtyre pamjeve ka bërë që fansat të mendojnë se traileri mund të jetë afër, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar.

 

Skenari i filmit është shkruar nga Jason Fuchs (Wonder Woman) i cili është bazuar në romanin e Elly Conway që u botua në 2022.

“Argylle” ka mbaruar xhirimet, megjithëse ende nuk është caktuar një datë se kur do publikohet në Apple TV Plus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al