26 Shkurt, 2021

Së shpejti kemi dasmë? Aktori i humorit zbulon se kur do të martohen Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij


Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, ka festuar dje 35-vjetorin e lindjes.

selvije jao, shpat kasapi, rezart veleshnja (1)

Urimet për të ishin të shumta, por aktori veçoi njërin si dhuratën më të bukur për ditëlindje.

rezart veleshnja1

Në një video të postuar në Instastory, shihen Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Shpat Kasapi, të cilët i kanë dërguar urimin e tyre në çift Veleshnjas.

selvije jao, shpat kasapi, rezart veleshnja (2)

Por, krahas saj, Rezarti zbuloi një detaj, që këngëtari dhe artistja e make up-it do të martohen shumë më shpejt nga ç’mendonim.

Kjo është dhurata më e bukur që mora për 35-vjetorin, që ju do martoheni shumë shpejt! Rrofsh vëllai im Shpat, Selvije je motër!”, shkruante aktori krahas postimit.

shpat kasapi (2)

Selvije Jao dhe Shpat Kasapi u fejuan pak kohë më parë, pas një viti që ishin lidhur.

Dyshja në fillim kanë qenë shumë miq të mirë sa i tregonin çdo sekret njëri- tjetrit. Takimi i tyre i parë është bërë për arsye profesionale, pasi Selvija do të grimonte këngëtarin dhe modelet që ishin zgjedhur për klipin e këngës së tij.

shpat kasapi (1)

Tashmë dyshja bashkëjeton dhe Selvija gëzon një raport shumë të mirë me nënën e Shpatit, ashtu sikurse të dy kanë rrëfyer kur kanë dhënë intervista.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al