1 Mars, 2024

Së shpejti një çift i ri në “BBVIP”? Fation Kuqari flet për Rike Roçin: Është grindavece që të bën për vete! Më pëlqen…


Erjola Doçi së fundmi e ka ngacmuar Faion Kuqarin duke e pyetur atë për Rike Roçin.

Dy konkurrentët kanë një marrëdhënie shumë të mirë, ndërsa banorët brenda shtëpisë kanë aluduar se dyshja kanë një pëlqim për njëri-tjetrin.

Mirëpo gjatë bisedës me Erjolën, Fationi ka treguar se Riken nuk e shikon më shumë se shoqe, teksa tha se është shumë e mirë dhe i pëlqen shumë.

 

Pjesë nga biseda:

Erjola: Kështu del për Riken ë?

Fationi: Mos më ngacmo kot

Erjola: Hë mo se unë s’ju kam ngacmuar

Fationi: Në rregull po unë e kam shoqe

Erjola: Edhe kur ju kanë ngacmuar të tjerët te loja e rezistencës unë nuk flisja

Fationi: Dua ta kem shoqe se është shumë e mirë

Erjola: E di është shumë e mirë si gocë

Fationi: Prandaj më pëlqen. Është një çikë grindavece por është e mirë, prandaj më pëlqen. Nuk është bazike, ka ato intrigat e saj të bukura që të bën për vete

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al