3 Mars, 2022

Së shpejti një dokumentar i ri në Netflix për jetën e Pamela Anderson


Një dokumentar i ri lidhur me jetën private të aktores së njohur, Pamela Anderson  pritet që të vijë së shpejti për “Netflix”.

“Pamela Anderson është gati të tregojë historinë e saj në një dokumentar të ri”, thuhet në njoftim duke shtuar se do të ‘vendosë’ rekord në filmin për jetën dhe karrierën e saj.

Pamela ka ndarë në profilin e saj zyrtar të Instagramit një shënim nga na a e “Netfix” i cili jep disa detaje më të plota lidhur me këtë dokumentar.

”Jeta ime/ Një mijë papërsosmëri/ Një milion keqkuptime/ të liga, të egra dhe të humbura /Asgjë për të jetuar/ Unë mund vetëm të të befasoj/ Jo një viktimë, por një e mbijetuar/ & E gjallë për të treguar historinë e vërtetë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pamela Anderson ? (@pamelaanderson)

Ende nuk dihet data e saktë e publikimit të këtijj dokumentari, megjithatë fansat e aktores mezi po e presin atë.

Ju rikujtojmë se 54-vjeçarja gjatë muajt Janar është ndarë nga bashkëshorti i saj i pestë, Dan Hayhurts.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al