4 Janar, 2020

Sekreti i martesës së Ermonela Felajt dhe bashkëshortit vazhdon të mbetet “smartphone”


Para dy vitesh u bënë virale në media dy foto, ku ish-ministrja Ermonela Felaj komunikonte me bashkëshortin e saj, Bledar Velikaj, në WhatsApp, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, gjatë një debati për Kryeprokuroren e re.

 

E ftuar bashkë me Enkelejd Alibeajn, Çlirim Gjatën e Mustafa Nanon, u kapën mesazhet ku ajo komentonte Fevziun duke shkëmbyer mesazhe me bashkëshortin, lidhur me ndërhyrjet e tij me pyetje në transmetim.

Pas dy vitesh, paparazzi e ka fotografuar çiftin në një bar të Tiranës dhe duket se lidhjen me telefonat i kanë të forta. Ndërkohë që janë bashkë, secili shihet i fokusuar te smartphone-i personal.

Mesa duket, celulari është sekreti që mban lidhur çiftin. Kujtojmë se Bledar Velikaj, bashkëshorti i Ermonela Felajt, ka qenë kohë më parë i përfshirë në një konflikt me ish-Presidentin Bujar Nishani.

Ky i fundit, në nëntor të 2015-ës i mohoi atij dekretimin si prokuror në Rrethin Gjyqësor Kukës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al