9 Tetor, 2017

Seks me robotë, kjo është ajo çfarë e ardhmja rezervon


Një firmë për hulumtime marketingu, YouGov, ka gjetur që 49% e amerikanëve të rritur besojnë që të kesh seks me robotët do të jetë një praktikë e shpeshtë brenda 50 vjetësh.

Studimi, që mori për bazë mendimet e 1146 të rriturve të moshave 18 e më lart, gjeti që vetëm 9% e grave të anketuara do ta konsideronin seksin me një robot. Sidoqoftë, një në katër meshkuj, apo 24 %, ishin të hapur ndaj kësaj ideje.

Paraqitja e robotit ishte një faktor i rëndësishëm edhe për gratë, edhe për burrat, pasi që 52% e tyre që e mendonin të bërit dashuri me robotët pajtohen me idenë se është esenciale për robotin që t’i ngjajë njeriut, shkruan New York Post

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al