17 Nëntor, 2017

Selena dhe Justin sërish të dashuruar, shkëmbejnë puthje në publik


Historia e tyre është shumë e hershme, që në vitin 2011 kur për herë të parë deklaruan se ishin në një lidhje dashurie.

Por pas rreth një viti, Selena Gomez dhe Justin Bieber i dhanë fund lidhjes dhe pak kohë më vonë u shfaqen në të tjerra histori.

Së fundmi Selena u komentua shumë pas lidhjes së saj me të dashurin e modeles Bella Hadid, këngëtarin The Weeknd. Por pa kaluar ende një vit, ata u ndanë, dhe Selena u rikthye sërish në krahët e dashurisë saj të vjetër, pikërisht me Bieber.

Ata janë fotografuar disa herë bashkë muajin e fundit, në mesin e tyre edhe teksa puthen në publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al