18 Maj, 2022

Selena Gomez e imitoi në SNL, por si e priti Miley Cyrus këtë gjë?


Çfarë mund të themi? Ajo është thjesht Miley.

Selena Gomez imitoi Miley Cyrus ndërsa moderonte “Saturday Night Live” më 14 maj dhe duket se këngëtares së “Wrecking Ball” i pëlqeu imitimi. Në rast se e keni humbur, Selena gjatë monologut të saj hyrës tha se kishte kërkuar këshilla nga Miley (një nga shoqet e saj më të vjetra dhe dikush që ka moderuar disa herë SNL). Në monologun e saj këngëtarja u shpreh: “Pyeta Miley dhe ajo tha: “Vetëm ji vetvetja dhe argëtohu”, me zërin identik të Miley. “Dhe unë thashë: “Miley është ky një justifikim që unë të të imitoj në shfaqje?” Dhe ajo tha: “Dreqin po, unë jam Miley Cyrus”.

Miley tregoi mbështetjen e saj ndaj shoqes duke shpërndarë një video të performancës së Selenës. “Po dreqin, unë jam MILEY CYRUS @selenagomez @nbcsnl,” shkroi ajo në Instagram krahas një fotoje të saj të veshur me një bluzë me të njëjtën frazë.

Miley dhe Selena luajtën në ‘Disney Channel’ në fillimet e karrierës së tyre (Miley ishte në Hannah Montana dhe Selena luajti Mikayla teksa po ashtu kishte shfaqjen e saj ‘Wizards of Waverly Place’).

Dhe ndërsa ka patur zëra se raportet mes tyre janë ftohur vite më parë, Selena u dha fund spekulimeve në një intervistë të vitit 2016 me ‘W Magazine’, duke vënë në dukje se ato nuk u grindën kurrë. Në fakt, ata e kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë viteve dhe Selena u shfaq në seritë e “Bright Minded: Live” të Miley-t në Instagram në prill 2020.

Unë kam qenë gjithmonë një fanse e jotja,” tha Selena në një moment gjatë bisedës së tyre. “Mendoj se je një nga këngëtarët më të mëdha të të gjitha kohërave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al