Selena Gomez ka zbuluar se ka bërë një transplant veshke këtë verë për shkak të sëmundjes së saj. Në një postim në Instagram, këngëtarja ka thënë se mikesha e saj, Francia Raisa i ka dhuruar një organ asaj.
Përmes këtij lajmi, këngëtarja ka dashur t’ju shpjegojë fansave se pse ata nuk kanë dëgjuar shumë për të.
“Unë zbulova që kisha nevojë për një transplant veshke për shkak të sëmundjes së lupusit dhe e kalova me sukses. Ajo ishte çfarë unë kisha nevojë për shëndetin tim”.
Selena Gomez ka falenderuar gjithashtu mikeshën e saj, aktoren Francia Raisa, në postimin e saj në Instagram.
“Nuk ka fjalë që përshkruajnë se si mund ta falenderoj mikeshën time të bukur Francia Raisa. Ajo më dha dhuratën dhe sakrifikoi duke më dhuruar veshkën e saj. Jam tepër e bekuar. Të dua shumë motra ime”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al