21 Janar, 2021

Selvija sapo na tregoi nga afër unazën prej diamanti me të cilën i propozoi Shpat Kasapi


Viti që lamë pas ishte shumë i rëndësishëm për Shpat Kasapi, pasi këngëtari i dha fund beqarisë duke u fejuar me Selvijen.

shpat kasapi selvija (6)

Pasi u fotografua nga paparacët, këngëtari vendosi që ta bëjë vetë publike lidhjen duke publikuar foto në llogarinë e tij në Instagram.

shpat kasapi selvija (8)

Pak më vonë, ai publikoi edhe pamjet nga fejesa e tyre, në të cilat Selvija shfaqej e veshur me një fustan të shkurtër të kuq, ndërsa Shpati me një bluzë e pantallona të zeza.

shpat kasapi selvija (3)

Të dy kanë treguar duart për të vënë në dukje unazat. Megjithatë, Selvija ka vendosur që nëpërmjet një fotoje të publikuar së fundmi, të tregojë më qartë, nga afër, unazën prej diamanti me të cilën këngëtari i propozoi.

shpat kasapi selvija (5)

Shpati ka treguar më parë nëpër intervista se Selvija dhe nëna e tij kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën e madje të dyja gatuajnë për të, duke e bërë të ndihet “si sulltan”.

shpat kasapi selvija (7)

shpat kasapi selvija (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al