16 Nëntor, 2024

Sëmureni shpesh? Zbuloni 5 arsye përse trupi juaj humb imunitet


Ftohjet e vazhdueshme janë jashtëzakonisht rraskapitëse. Ka disa arsye pse mund të sëmureni gjatë gjithë kohës. Më poshtë do të gjeni 5 fajtorët të zakonshëm.

Stresi

Stresi afatshkurtër mund të forcojë sistemin imunitar, ndërsa stresi kronik ka efektin e kundërt, duke ulur aftësinë e trupit për të luftuar sëmundjet dhe duke rritur rrezikun e kushteve të tilla si ateroskleroza dhe zvogëlimin e aktivitetit e të ashtuquajturave qeliza vrasëse natyrore.

Mosha dhe mënyra e jetesës

Është e qartë se sa më shumë të rritesh, aq më lehtë dhe shpesh sëmuresh, pasi performanca e sistemit imunitar bie. Megjithëse mosha është një faktor që nuk mund ta kontrolloni, ju mund të kontrolloni faktorë të tjerë, si përdorimi i substancave, mungesa e aktivitetit fizik dhe një dietë e varfër me lëndë ushqyese.

Nëse shoqëroheni shpesh me shumë njerëz, qoftë për shkak të punës ose për shkak se jeni person social, nëse vini shpesh në kontakt me fëmijët, nëse përdorni transportin publik çdo ditë, ekspozimi ndaj sëmundjeve rritet.

Higjiena e dobët orale

Goja është një pikë hyrje për mikrobet në trup. Prandaj, kujdesi dentar mund të parandalojë infeksionet dhe të forcojë mikroflora orale.

Trajtimet për sëmundjet autoimune

E thënë thjesht, sëmundjet autoimune vijnë nga mosfunksionimi i sistemit imunitar, i cili sulmon indet dhe organet e shëndetshme të vetë trupit. Për trajtimin e tyre, shpesh jepen medikamente (të tilla si steroidet), të cilat e shtypin këtë funksion, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al