2 Qershor, 2022

Sezoni i tretë i ‘Emily in Paris’ po vjen më shpejt nga sa pritej, aktorët nisin xhirimet


Takohemi poshtë Kullës Eiffel… Emily Cooper është kthyer në Paris! Netflix ka bërë me dije se ‘Emily në Paris’ ka filluar prodhimin për sezonin e 3.

“Sërish në tavolinë së bashku, dhe nuk është për një takim klientësh apo një darkë”,  shkruhej në një foto të publikuar nga llogaria zyrtare e serialit në Instagram. “Prodhimi për sezonin 3 po fillon!”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emily In Paris (@emilyinparis)

Yjet Lily Collins dhe Ashley Park gjithashtu postuan foto në Instagram për të festuar, duke u shfaqur së bashku nën Kullën Eifel. “U ribashkuam në Paris! Le të fillojnë xhirimet e sezonit 3!” ka shkruar Collins.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lily Collins (@lilyjcollins)

“Ato amerikanët që enden përsëri në Paris!”  ka shkruar Park.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ashley Park (@ashleyparklady)

‘Emily në Paris’ flet për historinë e një vajze amerikane që merret me mediat sociale e cila shkon në Francë pas një mundësie të papritur pune në ‘Savoir’, një firmë franceze marketingu. Ajo lufton për të pasur sukses në qytetin e ri dhe duhet të punojë për të kapërcyer përplasjet kulturore dhe barrierat gjuhësore në kërkim të dashurisë, miqësisë dhe suksesit në karrierë.

Megjithëse sezoni i tij i parë u përball me kritika për përshkrimet e stereotipeve franceze dhe atë që disa argumentuan se ishte një mbipërfaqësim në çmimet ‘Golden Globe 2021’. Seriali ka patur sukses dhe është bërë me dije se do ketë edhe një sezon të katërt, teksa nuk ka ende një datë për sezonin 3.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al