10 Tetor, 2017

Shakira dhe Pique thyejnë heshtjen, sqarojnë për herë të parë situatën mes tyre


Ndër lajmet kryesore që ka pushtuar mediat kohët e fundit kanë qenë zërat për ndarjen e këngëtares kolumbiane Shakira me futbollistin katalanas Gerard Pique.

Çifti nuk kishte bërë asnjë dalje publike për tre muaj me radhë dhe momenti i fundit i fotografuar mes tyre ka qenë vetëm ai në dasmën e Lionel Messit.

Mendohej se shkaktare ishte Shakira, pasi sipas mediave, ajo e kishte tradhtuar Piquen me një tjetër sportist të Formula 1, i cili kishte marrë pjesë në klipin e saj të fundit.

E teksa thashethemet për çiftin po merrnin jehonë njëra pas tjetrës, ata zgjodhën të qëndronin në heshtje, heshtje e cila mori fund sot, pasi Pique ka postuar një fotografi në Instastory, ndërsa shihet duke ndjekur provat e Shakirës që është duke u përgatitur për koncertin e radhës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al