Shakira mes duket nuk ruan marrëdhënie të mira me këngëtaren e njohur Rosalian.
Ky rivalitet nuk nuk nxitet nga të dyja palët, vetëm nga njëra prej tyre.
Sipas disa burimeve, Shakira e urren Rosalian por kjo e fundit e admiron atë.
“Rosalia e admiron Shakirën por ajo e urren atë,” tha gazetari Alex Rodriguez në emisionin e mëngjesit të Telecinco ‘Vamos a Ver’.
Pse Shakira e “urren” Rosalian?
Një arsye e mundshme për këtë mosmarrëveshje të përfolur është se Rosalia supozohet se mori menaxherin e Shakirës.
Debati për këtë çështje ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, edhe pse duhet pranuar se egot mes këngëtareve ditët e sotme janë shumë të pranishme.
Megjithatë kohë më parë Rosalia nxiti aludimet e publikut për një bashkëpunim me këngëtaren kolumbiane teksa postoi në rrjetet sociale albumin e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al