16 Shtator, 2024

Shakira filmohet në koncert poshtë fustanit të saj dhe “braktis” skenën! Fansat i dalin në mbrojtje: Artistët meritojnë respekt dhe privatësi


Këngëtarja e njohur Shakira është përballur së fundmi më një situatë jo të mirë gjatë performancës së saj në një nga koncetet. Teksa 47-vjeçare ishte duke kërcyer nën tingujt e këngës “Soltera”, ajo spikati një nga fansat i cili po e filmone poshtë fustanit të shkurtër që kishte veshur.

Ylli u pa të ndalonte së kërcyeri teksa mbante fundin e saj me të dyja duart dhe tundi kokën ndaj fansave, për tu treguar se e kishte parë se çfarë po bënin.

Pas kësaj Shakira u pa të largohej nga skena ku u shoqërua nga sigurimi teksa përshëndetej me fansat e zonës VIP.

Pasi videot shkuan virale në rrjetet sociale, fansat u treguan të rreptë në komentet poshtë tyre duke dalë në mbrojtje të Shakirës.

Komentet ishin të tilla si: “Njerëzit janë të këqij; Kjo është me të vërtetë sjellje zhgënjyese. Artistët meritojnë respekt dhe privatësi, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Është thelbësore të sigurohet një mjedis i sigurt për të gjithë; Shakira as nuk mund të shijojë dhe të kërcejë me këngën e saj si? Unë i urrej burrat, ndaloji këta burra nga klubet, është e shpifur se si disa djem mund të bëjnë këtë”.

Kujtojmë që në qershor këngëtarja tha se nuk është plotësisht gati për një marrëdhënie dashurie , por shtoi se mund të jetë e hapur për një një të tillë.

Shakira i dha fund lidhjes së saj me Gerard Pique 2 vite më parë.

Krijuesi i hiteve kolumbiane dhe ylli spanjoll i futbollit, 37, ishin së bashku për 11 vjet dhe mirëpritën dy fëmijë, Milan, 11 dhe Sasha,9 përpara se të ndaheshin në 2022.

U përfol se Gerard e kishte tradhtuar Shakirën me të dashurën aktuale dhe ish-punonjësen e tij Clara Chia, 26 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al